Koronavirusi tremb Tiranën para ndeshjes në Europë, ja vendimi i marrë nga bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 15:15

Koronavirusi tremb Tiranën para ndeshjes në Europë, ja vendimi i marrë nga bardheblutë

Tirana, duke filluar që nga java tjetër do të izolohet për të qenë gati për Jang Bojsin. Bardheblutë kanë vendosur që t’i ndërpresin kontaktet për të qenë sa më të pastër dhe për t’u testuar për “COVID-19”.

KF TIRANA

Skuadra do të qëndrojë në një hotel dhe do të bëjë vetëm rrugën e stërvitjes. Gjasat janë që të mos ketë asnjë kontakt të jashtëm që të jetë i pastër nga një infektim i mundshëm i skuadrës bardheblu.

Presidenca po i plotëson të gjitha kushtet Tiranës që skuadra të jetë në formën optimale për sfidën e 1 tetorit kundër Jang Bojsit. Po kështu, ekipi shpreson që kampionati të nisë fundjavën e ardhshme me javën e tretë të Superiores, çka do të ishte diçka e madhe për skuadrën e Emanuel Egbosë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"