Koronavirusi sjell pasoja, shikoni sa milionë lekë humbje ka në muaj te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2020 | 23:37

Koronavirusi sjell pasoja, shikoni sa milionë lekë humbje ka në muaj te Tirana

Tirana është përballur nga ndalja e kampionatit me humbje të mëdha sidomos përsa i përket të ardhurave dhe këtu nuk përfshihen rrogat. Janë rreth 75 mijë euro rroga në muaj që duhet të paguajë Tirana, por edhe skuadra të tjera si Kukësi, Partizani apo ndonjë ekip tjetër.Muca Tirana

Në fakt, te bardheblutë veç rrogave kanë humbje të konsiderueshme nga akademia bardheblu që në një muaj grumbullon rreth 20 milionë lekë të vjetër. Llogaria është vetëm për marsin, por situata duket se do të vazhdojë edhe në prill.

Po kështu, bardheblutë sido që të ishte situata kanë humbur rreth 5 milionë lekë të vjetër për ndeshjet brenda në fushën e tyre dhe 5 milionë nga qiraja e stadiumit “Selman Stërmasi”, pasi në atë impiant është Partizani që luan takimet e tij dhe të kuqtë kishin planifikuar të paktën dy ndeshje në stadiumin e bardhebluve.  Tirana festa e golit

Thjesht për një muaj, humbja financiare e Tiranës mund të shkojë rreth 50 milionë lekë të vjetër vetëm për marsin dhe po aq për prillin, pa përfshirë ndeshjen derbi apo atë me Kukësin që do të sillte të ardhura të larta për klubin dhe sigurisht do të mbyllte goxha vrima te bardheblutë. Kujtojmë që Tirana është e para në kampionat me nëntë pikë diferencë nga vendi i dytë dhe shumë pranë titullit të 25-të në Kategorinë Superiore.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"