ANALIZA/ Qindra milionë të humbura, mësoni me detaje se cfarë dëmi i bëri virusi futbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2020 | 16:20

ANALIZA/ Qindra milionë të humbura, mësoni me detaje se cfarë dëmi i bëri virusi futbollit

Koronavirusi shkatërron futbollin, 2 milardë euro dëme në Spanjë Objekte të mbyllura, vendet e punës përkohësisht pa të ardhura, reklamat nuk funksionojnë, bizneset e kolateralit në rrezik. A e keni pyetur veten ndonjëherë pse futbolli e kishte shumë të vështirë që të merrte një vendim për t’u ndalur?

Spanje

Sepse gjeneron miliona euro. Kriza e Koronavirusit sulmon në mënyrë të drejtpërdrejtë industrinë e sporteve, e cila ndodhet në një situatë të re dhe të paprecedentë. Ndalesa e sportit më parë kishte ndodhur në dy luftërat e mëdha botërore, por në atë kohë aktivitetet sportive ishin në amatorizëm dhe ky sektor nuk prodhonte shumë të ardhura. Por sot sporti, nuk mund të shihet pa rëndësinë e tij ekonomike.

Për ta parë se si ndryshon situata, mjafton të shohësh faktin që në sezonin 1978-1979, Barcelona kishte një buxhet prej 6 milionë eurosh në total. Ndërsa këtë shumë, katalanasit sapo e humbën pas shtyrjes pa afat të ndeshjes kundër Napolit. “Luajtja e ndeshjes pa tifozë do të shkaktojë një dëm prej 6 milionë eurosh për Barcelonën, por shëndeti i qytetarëve është i pari”, tha Bartomeu përpara disa ditësh. Diçka që do të ridimensionohet pasi UEFA e shtyu ndeshjen dhe Barcelona nuk i humbi këto para.

Aktiviteti ekonomik sportiv gjeneron afro 600 milionë euro në vit, ku pesha më e madhe është në Amerikën e Veriut, rreth 30%. Ndërprerja e tij e mbush sektorin me pasiguri të mëdha dhe siç raporton profesor Gai de Liebana, kjo do të ndikojë veçanërisht në klubet më të vogla.

“Vetëm kampionati i La Ligës përbën ndoshta 20% të kësaj shume totale në Spanjë”, thotë profesori. Pa një model homogjen, sporti ka fituar fuqi të madhe në botën perëndimore deri në dekadën e fundit. Tani, përkeqësimi i tregut europian, i cili vazhdon ende të ketë shumicën e ngjarjeve madhore në sport, u ka dhënë përparësi të madhe gjigandëve aziatikë dhe vendeve të Gjirit. Tani nuk është më një anekdotë në ekonomikë botërore.

Njerëzit e punësuar- Afro 214 mijë njerëz janë të punësuar në një punë që ka lidhje me sportin dhe kjo shifër përfaqëson 1.1% të popullsisë aktive.

Numrat janë po aq të theksuar edhe në aspektin e biznesit, pasi 34.529 biznese kanë aktivitetin e tyre kryesor sportin, nga menaxhimi i strukturave, aktivitetet e klubit, palestrat, prodhuesit, trajjnerët ose gjyqtarët. La Liga ka bërë një përllogari dhe për momentin mbyllja e kampionatit shkakton 550 milionë euro dëme. Ndërprerja e të githa garave e përkeqëson akoma më shumë këtë situatat.

Turizmi sportiv- Sporti gjithashtu është një nga motorët e turizmit. 4.1% e totalit të udhëtimeve në vitin 2018 për kohën e lirë ose për pushimet filluan kryesisht për arsye sportive dhe 2% erdhën në Spanjë me atë arsye. Muzetë e Barcelonës dhe Realit të Madridit janë pezulluar dhe kjo gjë i ndalon njerëzit që të shkojnë në Spanjë. Pa një llogaritje përfundimtare, humbjet direkte të sektorit për shkak të Koronavirusit do të rriteshin mbi 1 milard euro. Dhe ta mendosh që këto janë thjesht llogaritjet e para. “Kjo shifër mund të jetë shumë më tepër”, thotë Gai De Liebana, duke iu referuar vetëm garave.

lojerat

Por kësaj mund t’ju shtohet ulja e shpenzimeve që lidhen me udhëtimet, të cilat mund të dëmtohen akoma më shumë, por nuk ka një horizot të qartë së shpejti. Vitin e kaluar të ardhurat në total ishin 2.4 milard euro.

Pa llogaritur Europianin- Shfaqja e Koronavirusit në planetin sportiv mund të jetë shkatërrimtare në rast se pandemia zgjat më shumë se tre muaj dhe në këtë mënyrë do të ndikojë në garat kryesore. Por rastësia e donte që këtë vit do të zhvillohen edhe kampionati Europian i Futbollit dhe Lojërat Olimpike Verore. Futbolli do të lëvizte afro 2.5 milionë euro të tjera, ndërsa “Tokio 2020” do të kishte një sponsorizim rekord prej 3 milion dollarësh. Baret- “Ne mund të humbasim deri në 12 mijë euro”, thotë pronari i El Brilante, pronar i njërit prej restoranteve pranë stadiumit “Vanda Metropolitano”.

Lokalet pranë stadiumeve do të jenë disa nga “viktimat” më të mëdha të krizës së Koronavirusit, pasi ato madje caktuan orarët e tyre sipas ndeshjeve. Por tani gjenden në zonën e kuqe të rrezikut dhe duhet të mbyllen.

Arbitrat- Një nga kategoritë më të prekura të kësaj historie janë edhe arbitrat, përfshirë ata të tenisit. Havier Moreno është gjyqtari spanjoll i tenisit, i cili e ka zhvilluar karrierën e tij në vitet 1990 dhe tani është mbikëqyrës dhe mësues i të rinjve. “Unë jam i vetëpunësuar dhe kam humbur turnetë në Majemi dhe Barcelonë. Duhet të shkoj në Madrid dhe Paris, por nuk e di se çfarë do të ndodhë”, thotë ai.

Sponsorët në ajër- Sponsorizimi i sporteve në Spanjë arriti afro 400 milionë euro në vitin 2019. Situata në të cilën ndodhen tani është e vështirë dhe e pashpjegueshme. “Kompeticionet më të prekura do të jenë ngjarjet e mëdha dhe jo ato individuale. Ndryshimi i kalendarit mund t’u krijojë probleme”, tha specialisti Alonfo Palau.

PËRGATITI: GENTJAN ALINANI 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"