Koronavirusi rrezikon Inter-Ludogorets, ja mundësia që takimi mund të zhvillohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 0:00

Koronavirusi rrezikon Inter-Ludogorets, ja mundësia që takimi mund të zhvillohet

Teksa pritet vendimi i nesërm i UEFA-s për ndeshjen Inter-Ludogorets, e planifikuar për t’u luajtur ditën e enjte, në mediat italiane ka dalë një version se sfida e kthimit të raundit të 1/32-ave të Ligës së Kampioneve mund të luhet.

San-Siro-e1580547021885

“Sky Sport” raporton se ekziston mundësia që sfida mes zikaltërve dhe skuadrës bullgare të zhvillohet në një fushë asnjëanëse në mënyrë që të shmanget rreziku nga infektimi nga koronarivirus.

Klubi bullgar u ka dërguar një kërkesë zyrtare UEFA-s dhe Interit për të qartësuar situatën në Lombardi, pasi qeveria italiane shpalli gjendjen e emergjencës në këtë rajon dhe Padova pas vdekjes së 3 shtetasve italianë nga koronavirusi.

Megjithatë, përflitet se mundësia më e madhe është që takimi mes Interit dhe Ludogoretsit të shtyhet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"