Koronavirusi rrezikon Europianin, flet anëtari i UEFA-s: EURO 2020 ndalet nëse situata do të …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 16:49

Koronavirusi rrezikon Europianin, flet anëtari i UEFA-s: EURO 2020 ndalet nëse situata do të …

Koronavirusi është një nga temat më të diskutuara së fundmi, teksa ka prekur një numër të madh njerëzish, teksa së fundmi ka mbërritur edhe në Itali, ku janë regjistruar raste të shumta.uefa-euro-2020_19q2ju194kvfc1xc4mm3myjdrv

Pikërisht kjo ka bërë, që në Serie A të merret një vendim që të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave të luhen pa tifozë. Nëse situata vazhdon kështu, atëherë rrezikohet edhe EURO 2020 që do të zhvillohet në verë, ku 3 ndeshje do të zhvillohen pikërisht në Itali.

Për këtë ka folur edhe një nga anëtarët e Komitetit të UEFA-s, siç është Mishele Uva. Ky i fundit në një intervistë të dhënë është shprehur se Europiani do të ndalet vetëm nëse situata me virusin përkeqësohet.BIG-michele-uva

“Ne jemi në fazën e pritjes. Jemi duke monitoruar çdo shtet dhe futbolli duket të ndjekë të gjitha vendimet e marra nga të gjitha shtetet. Europiani do të ndalet vetëm nëse situata përkeqësohet.”, u shpreh Uva.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"