Koronavirusi shkatërron gjithçka, kampionati anglez drejt pezullimit përfundimtar dhe nuk do të ketë kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 0:16

Koronavirusi shkatërron gjithçka, kampionati anglez drejt pezullimit përfundimtar dhe nuk do të ketë kampion

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, teksa shumë kampionate janë pezulluar për shkak të frikës së përhapjes të këtij virusi.auto_26386364-0-image-a-50_15851350527761585142409

Megjithatë tani ekziston mundësia që ato të pezullohen fare dhe sezoni aktual të quhet i pavlefshëm. Ndalesa e kampionatit ka sjellë probleme të mëdha më financat e klubeve të divizionit të 4-t në Angli ose siç njihet ndryshe ‘League Two”.

Pikërisht për shkak të problemeve të shumta në këtë kampionat, po mendohet pezullimi përfundimtar i kampionatit.

Në këtë mënyrë, skuadrat e kreut nuk do të mund të promovohen në një kategori më lartë si dhe as skuadrat e poshtme nuk do të bien një kategori më poshtë. Pritet të merret një vendim përfundimtar dhe më i mundshmi është ai i pezullimit përfundimtar të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"