Koronavirusi prek lojtarin e Sampdorias, infektohet edhe ish-futbollisti i Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2020 | 19:02

Koronavirusi prek lojtarin e Sampdorias, infektohet edhe ish-futbollisti i Interit

Pavarësisht masave të marra për parandalimin e tij, koronavirusi vazhdon të jetë prezent në futboll. Rasti më i fundit është ai i sulmuesit të Sampdorias U-18. Lorenzo Di Stefano.

alvarez

Ka qenë vetë lojtari që nëpërmjet rrjeteve sociale ka lajmëruar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. “Nuk ka asgjë për të cilin të turpërohem, në fakt po flas për këtë se dua të përcjell një mesazh që të gjithë të kenë kujdes. Unë e mora virusin nga një person që si unë ishte pa simptoma. Dua të falenderoj të gjithë për mesazhet dhe ju siguroj që jam mirë”, shkruan Di Stefano në rrjetet sociale.

Ndërkohë Velez Sarsfild në Argjentinë konfirmoi dy lojtarë pozitivë me Covid-19. Ato janë Tiago Alamda dhe ish-lojtari i Sampdorias dhe Interit, Rikardo Alvarez.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"