Koronavirusi prek kudo, raste pozitive tek një kombëtare dhe dy klube. Infektohet me COVID-19 dhe ish-mesfushori i Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 15:21

Koronavirusi prek kudo, raste pozitive tek një kombëtare dhe dy klube. Infektohet me COVID-19 dhe ish-mesfushori i Barcelonës

Rast pozitiv me koronavirus tek kombëtarja boshnjake ku do të sfidojë Italinë mbrëmjen e sotme në kompeticionin e Ligës së Kombeve, bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë të Arsenalit, Sead Kolashinac. Mbrojtësi 27-vjeçar është vetë-izoluar menjëherë pasi ka marrë këtë lajm.

kolasinac

Rasti tjetër është tek klubi i Seviljas ku spanjolli Karlos Fernanadez është infektuar me COVID-19. Sulmuesi 24-vjeçar është izoluar për të qëndruar 14 ditë në karantinë duke mos qenë në dispozicion të trajnerit Lopetegi.

fernandez

Rasti tjetër vjen tek skuadra turke e Gallatasarajit ku ish-mesfushori i Barcelonës dhe Atletiko Madridit, Arda Turan është infektuar me SARS-COV2.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike mesfushori turk 33-vjeçar ku ka deklaruar se është në spital dhe po kurohet.

arda turan

Në klubin e madh të Turqisë kanë rezultuar pozitiv edhe 8 persona të tjerë, nga ku 3 janë lojtarë dhe 5 janë anëtarë të stafit teknik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"