Koronavirusi prek futbollin, pozitiv rezulton lojtari italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 0:10

Koronavirusi prek futbollin, pozitiv rezulton lojtari italian

Një lojtar i Pianeses, skuadër që militon në Serinë C në Itali, në provincën e Sienës, ka rezultuar pozitiv në testin e bërë të Koronavirusit.

101313463-87c0f0a6-f386-41d1-b6eb-a4acd167fe61

Lojtari 22-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, shfaqi shenjat e para të virusit gjatë grumbullimit me ekipin e tij fundjavën e shkuar, në një hotel në Alesandria.

Si pasojë e etheve dhe temperaturës së lartë, ai u fut vullnetarisht në karantinë. “Sport Mediaset”, raporton se ai ndodhet i shtruar dhe në izolim në spitalin e Sienës, në gjendje të mirë shëndetsore.

Të shqetësuar janë në klubin e Pianeses, pasi një tjetër futbollist kishte shfaqur pak ditë më parë të njetat simptoma.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"