Koronavirusi përhapet në Spanjë, merret vendimi për “El Klasikon”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 21:05

Koronavirusi përhapet në Spanjë, merret vendimi për “El Klasikon”

Teksa në Spanjë janë regjistruar 32 raste të koronavirusit, presidenti i kampionatit spanjoll Havier Tebeas konfirmon se “El Klasiko”-ja e së dielës Real Madrid-Barcelona nuk rrezikohet aspak të shtyhet.

Barcelona-vs-Real-Madrid-LIVE-El-Clasico-score-news-line-ups-and-latest-updates-1218799

“Nuk e konsiderojmë mundësinë e shtyrjes së ‘El Klasikos’ ose të ndonjë ndeshjeje tjetër. Për ndeshjen e së dielës, kemi ngritur një komision të La Ligas për të monitoruar situatën. Po shikojmë mundësinë t’i zhvillojmë ndeshjet me dyer të mbyllura. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë takimet do të shtyhen. I kemi dërguar planin tonë UEFA-a”, bëri me dije presidenti i ligës spanjolle të futbollit Havier Tebas.

messicropped_2hspflue0a5819ch4wvnmqbjl

IV CONGRESO IBEROAMERICANO DE ECONOMIA EN EL DEPORTE JAVIER TEBAS Y JAVIER Y JAVIER GOMEZ

IV CONGRESO IBEROAMERICANO DE ECONOMIA EN EL DEPORTE JAVIER TEBAS Y JAVIER Y JAVIER GOMEZ

Ndryshe nga Italia, ku shumë ndeshje të ligave të ulëta janë shtyrë, ose luhen me dyer të mbyllura, në Spanjë, ndeshjet zhvillohen normalisht. Nëse situata shëndetësore në Spanjë përkeqësohet, autoritetet do të jenë të detyruara të marrin vendim tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"