Koronavirusi nuk kursen as klubin e njohur italian, infektohet dhe ish-drejtuesi më i lartë i Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 18:57

Koronavirusi nuk kursen as klubin e njohur italian, infektohet dhe ish-drejtuesi më i lartë i Milanit

Koronavirusi mbërrin në shtëpinë e skuadrës së Monzës, ku COVID-19 nuk kursen as Adriano Galianin. Ish-administratori i deleguar i Milanit, aktualisht tek klubi i Monzës e cila militon në Serinë B italiane, ka rezultuar pozitiv me koronavirus nga ku është asimptomatik dhe nuk ka patur asnjë kontakt me skuadrën.

galiani 1

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi nga Brianca me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar, ku ka deklaruar se Galiani është vetë-karantinuar menjëherë.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË MONZËS –

“Klubi i Monzës komunikon se Adriano Galiani ka rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë ekzaminimeve të testit me tampon. Administratori i klubit tonë është vetë-izoluar në banesën e tij.”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"