Koronavirusi nuk kursen as Barcelonën, shënohen dy rastet e para pozitive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 26, 2020 | 13:03


Koronavirusi nuk kursen as Barcelonën, shënohen dy rastet e para pozitive

 E përditshmja spanjolle ‘La Vanguardia’ raporton se shefi i stafit mjekësor të skuadrës së Barcelonës, Ramon Kanal, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa i infektuar është edhe shefi i stafit mjekësor i skuadrës së hendbollit, Josep Antoni Gutierrez. Dy pjesëtarët e stafit të klubit blaugrana ndodhen në spital.

barcelona

Deri përpara këtij momenti, te kampionët e Spanjës nuk kishte asnjë rast të prekur. Futbollistët e skuadrës së Kike Setienit janë në vetizolim në shtëpitë e tyre dhe ashtu si pjesa tjetër e skuadrave, punojnë individualisht me programe të veçante stërvitore të cilat i ndjekin në kushtet e shtëpisë.

Qeveria spanjolle ka vendosur karantinën e detyrueshme në vend, ndërsa ky vend është shndërruar në vatrën e dytë më të madhe të këtij virusi në Europë, pas Italisë.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com