Koronavirusi nuk i ndahet PSG-së, zbulohen 3 lojtarë të tjerë pozitivë në skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2020 | 23:27

Koronavirusi nuk i ndahet PSG-së, zbulohen 3 lojtarë të tjerë pozitivë në skuadër

Koronavirusi duket se nuk i ndahet PSG-së, teksa pas Nejmar, Di Marias dhe Paredesit, tashmë pozitivë me virus kanë rezultuar edhe 3 lojtarë të tjerë.

PSG festa

Sipas asaj që shkruan francezja “L’Equipe”, së fundmi pozitivë me Koronavirus kanë rezultuar edhe portieri Kejlor Navas, sulmuesi Mauro Ikardi dhe mbrojtësi Markinjos.

Të 3 lojtarët pas testeve të kryera kanë zbuluar se janë pozitivë me Koronavirus dhe menjëherë pas kësaj janë futur në karantinë për të mos rrezikuar ta përhapin tek të tjerët. Me situatën e krijuar te parisienët për shkak të Koronavirusit, tashmë gjithçka për fillimin e Ligë 1 vihet në dyshim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"