Koronavirusi në Shqipëri, Rama paralajmëron sërish qytetarët: Të mos pësojmë gola si kombëtarja!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2020 | 22:59

Koronavirusi në Shqipëri, Rama paralajmëron sërish qytetarët: Të mos pësojmë gola si kombëtarja!

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish tonet kritike ndaj qytetarëve për të mos shkelur udhëzimet e qeverisë për ndalimin e qarkullimit mes orës 10:00-16:00 dhe 18:00-06:00 si dhe të mos neglizhojnë masat mbrojtëse për shëndetin. 

edi rama

Në studion e emisionit “Opinion”, kreu i qeverisë paralajmëroi qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të mos neglizhojnë udhëzimet për mbrojtjen e shëndetit të tyre. Ai përdosri sërish për batutë ndeshjet e kombëtares së Shqipërisë, e cila në shumë raste ndëshkohet dhe humbet në fund të 90 minutave.

“Po vazhduam kështu deri në fund dhe po e mbajtëm deri në fund, jo si kombëtarja që në fund ha golat, ne do dalim mirë nga kjo histori dhe nuk do të biem pre e pakujdesisë sonë në një formë që mund të na prodhojë një katastrofë njerëzore”, përfundoi kryeministri Rama.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"