Koronavirusi mbyll stadiumet në Itali, Konte del kundër: Futbolli ka nevojë për tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2020 | 18:40

Koronavirusi mbyll stadiumet në Itali, Konte del kundër: Futbolli ka nevojë për tifozët

Trajneri i Interit Antonio Konte shprehu mospajtimin me vendimin e UEFA-s Federatës Italiane të Futbollit për të zhvilliuar takimet kundër Ludogoretsit dhe Juventusit pa praninë e tifozëve.

165221930-81a25f57-144e-4445-a074-dd43c035c79f

Në prag të sfidës së dytë të raundit të 1/16-ave të Ligës së Europës me skuadrën bullgare në “San Siro”, tekniku zikaltër deklaroi se ekipi ka nevojë të ketë tifozët në stadium. Për sa i përket rikthimit në fushë të kapitenit të skuadrës Samir Handanoviç, ish-trajneri i Juventusit, Çelsit dhe Italisë nuk dha përgjigje konkrete.

“Ndeshjet pa tifozë për shkak të koronavirusit në Itali – E nisim ndeshjen me rezultatin e takimit të parë. Duhet të bëjmë një paraqitje të mirë duke patur përqëndrimin dhe dëshirën për të fituar. Futbolli ka nevojë për tifozët, duhet të ndihet atmosfera në stadium.

Rikthimi i Handanoviçit në fushë – Nuk mund të përgjigjem sot”, përfundoi deklaratën e tij trajneri i Interit Antonio përpara sfidës kundër Ludogoretsit.

Italianët janë me një këmbë në fazën çerekfinale pasi kanë fituar takimin e parë në Bullgari me rezultatin 0-2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"