Koronavirusi kthen futbollin shumë vite pas, Tirana në transfertë me bukë me… vete

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Maj 28, 2020 | 21:16


Koronavirusi kthen futbollin shumë vite pas, Tirana në transfertë me bukë me… vete

Koronavirusi kthen futbollin në kohën e bukës me vete. Kështu, burime zyrtare pranë klubit bardheblu kanë bërë me dije se Tirana për tri takimet e para në transfertë nuk do të qëndrojë në ndonjë hotel apo do të udhëtojë një ditë para. Si në Ballsh dhe Gjirokastër, Tirana do të shkojë e vijë brenda ditës.

Tirana minifaza

Kjo do të thotë saktësisht se Tirana dhe çdo skuadër shqiptare do të kthehet në epokën e amatorëve dhe në çdo qytet do të udhëtojë siç i thonë fjalës me bukë me vete. Skuadrat nuk do të qëndrojnë nëpër hotele, por nga Tiranë në autobus, udhëtim më pas në stadium dhe anasjelltas.

Ky do të jetë itinerari disaorësh i lojtarëve të Tiranës ditën e ndeshjes. Ky vendim është marrë në të mirë të lojtarëve që të mos ketë probleme shëndetësore dhe të mos rrezikohet ndonjë infektim i lojtarëve bardheblu. Për më tepër, që vetëm Zoti mund ta kthejë Tiranën nga rruga e titullit kampion, sepse e kaluara dhe fati as nuk bëhet fjalë që të jenë kundër bardhebluve. Në 10 kampionatet e fundit, asnjë skuadër e vendit të parë me nëntë pikë diferencë nuk ka mundur që të përmbyset nga ekipi i vendit të dytë.

Laçi-Tirana

Sezonin e shkuar, Partizani në javën e 26-të kishte 54 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e dytë me 45 pikë. Në fund kampionati u mbyll me 70 pikë për të kuqtë dhe 59 për kuksianët. Në sezonin 2017-2018, Skënderbeu në javën e 26-të kishte 57 pikë, ndërsa Kukësi 48, pra nëntë pikë avantazh.

Në fund, korçarët ia dolën të shpalleshin kampion me 69 pikë kundrejt 63 të Kukësit. E duke parë statistikat, gjithçka është në krah të Tiranës. Vetëm një përmbysje apokaliptike mund të bëjë që Tirana ta humbasë titullin kampion…

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com