Koronavirusi kërcënon ekonominë e futbollit, Reali i qetë për pagat e lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 13:28

Koronavirusi kërcënon ekonominë e futbollit, Reali i qetë për pagat e lojtarëve

Real Madridi nuk do t’i reduktojë pagat e futbollistëve. Kështu raporton e përditshmja spanjolle “Marca”, e cila shton se klubi madrilen nuk kërcënohet financiarisht  për t’u detyruar të zbresë pagesat e lojtarëve, stafit teknik dhe klubit.

real madrid

Nëse Espanjoli dhe Atletiko Madridi kanë vendosur të shfrytëzojnë ERTE (skemi për reduktimin e pagave), e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Real Madridin, i cili njihet si njëri pre klubeve më të fuqishme financiarisht në planet. Fakti që buxheti i pagave të Realit përbën më pak se 50% të të ardhurave të klubit mbretëror, ndërprerja e futbollit prej koronavirusit nuk e detyron tani për tani Realin të sakrifikojë nga pagat e lojtarëve, stafit teknik dhe klubit.

Kujtojmë që disa ditë më parë, lojtarët e Juventusit u pajtuan me vendimin e klubit për të kursyer 90 milionë euro për të ndihmuar klubin të mbulojë dëmet financiare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"