Koronavirusi ka ndalur futbollin? Ja cili ekip i Bundesligës zbret në fushë nesër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2020 | 23:05

Koronavirusi ka ndalur futbollin? Ja cili ekip i Bundesligës zbret në fushë nesër

Wolsburgu njoftoi këtë të diel se ekipi i parë do të zbresë nesër në fushë për t’u stërvitur, pavarësisht masave të marra për ruajtjen e distancës për shkak të COVID-19.

wolsburg

Bundesliga pritet të rifillojë në datë 3 prill, prandaj dhe klubi mori vendimin për të zbritur në fushë, sigurisht duke zbatuar rregulla tepër strikte.

Bundesliga-2019-20

“VfL Wolsburg do të rikthehet në stërvitje të hënën datë 23 mars, sigurisht duke iu nënshtruar kushteve të veçanta dhe duke zbatuar masat higjienike strikte,” njoftoi klubi.

Ky njoftim i Wolsburg u bë ditën e sotme, kur dhe kancelarja Angela Merkel deklaroi se ndalohen takimet publike e më shumë se dy njerëzve, teksa numri i vdekjeve në Gjermani ka arritur në 93.

kORONAVIRUSI

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"