Koronavirusi ka izoluar të gjithë, ja karantina pa futboll e Stefano Piolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 11:12

Koronavirusi ka izoluar të gjithë, ja karantina pa futboll e Stefano Piolit

Futbolli duhet të presë, por heshtja e madhe që ka kapluar kontinentin, nuk përjashton as të privilegjuarit. Stefano Pioli është një prej tyre dhe prej dy javësh qëndron në izolim të plotë nën shoqërinë e bashkëshortes dhe qenit të tij. Trajneri kuqezi ka shtëpinë e tij në periferi të Parmës dhe po mundohet të respektojë rregullat, njëri prej të cilave, i pengon të vizitojë të ëmën që jeton në anën tjetër të qytetit.Pioli.Milan.urla.2019.20.750x450

Teknologjia ndihmon në të tilla raste sepse vërtetë mungojnë prekjet e përqafimet, por të paktën mund të shohim njëri tjetrin. Rituali i telefonatave, ndër të cilat edhe ato me familjarët, është pjesë e përditshmërisë së 54 vjeçarit, të cilit herë pas here, i duhet të “monitorojë” edhe futbollistët kuqezi.

OBORR E TV —  Izolim total ai i Stefano Piolit, që përfiton nga oborri i shtëpisë për të shkrydhur muskujt e për të luajtur pak me qenin e racës Labrador. Nuk është e nuk mund të quhet mundim ky i trajnerit, i cili në normalitetin e tij kishte ndeshjet e tenisit dhe kilometrat e shumë të përshkuar me biçikletë në Milano.pioli

Jo më kot e quajnë “Normalizuesi”. Pioli, këto ditë të vështira i ka bërë disi më të lehta për veten. Përveç stërvitjes në kushtet e shtëpisë, 54 vjeçari tashmë ka kohë për të lexuar e për të parë ndonjë film. Por gjithsesi i mbeten shumë orë të tjera bosh, të cilat ia kushton basketbollit.

Mësohet se trajneri nuk ka parë aspak futboll në këto ditë dhe se kohën e tij ia kushton lavdive të dikurshme të basketbollit, me Leri Bërd, Majkëll Xhordan e Karim Abdul Xhabar, që janë kthyer në “shokë karantine”.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"