Koronavirusi ka izoluar në shtëpi të gjithë, mesfushori i Dortmundit poston foton e veçantë të shokëve të ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 11:38

Koronavirusi ka izoluar në shtëpi të gjithë, mesfushori i Dortmundit poston foton e veçantë të shokëve të ekipit

Për shkak të pandemisë së Koronavirusit shumë njerëz janë izoluar në shtëpitë e tyre, ku përjashtim nuk bëjnë as futbollistët.dortmund

Pikërisht për shkak të këtij izolimi, të gjithë e kanë të vështirë të merren me modelet e tyre të flokëve, duke ditur që çdo gjë tani është mbyllur. Me këtë fakt ka menduar të tallet dhe të bëjë shaka, mesfushori i Dormtundit, Aksel Vitsel.JH

Ky i fundit ka postuar një foto të veçantë në profilin zyrtar, ku shihen të gjithë shokët e ekipit me të njëjtin model flokësh si belgu, duke iu referuar këtu faktit që janë të mbyllur dhe nuk mund të qethem te berberët e përhershëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"