Koronavirusi i sjell krizë dhe futbollit, federata çel fondin prej 500 milionë eurosh për klubet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 23:35

Koronavirusi i sjell krizë dhe futbollit, federata çel fondin prej 500 milionë eurosh për klubet

Federata Spanjolle e Futbollit do të alokojë 500 milionë euro për klubet e La Ligas dhe Segunda Divizionit për të menaxhuar situatën e krizës ekonomike gjatë periudhës dhe pas periudhës së përhapjes së koronavirusit.

federata spanjlle

Vetë presidenti i FSF-së Hulian Rubiales konfirmoi se po punohet në të gjitha sektorët në mënyrën e duhur.

Aktivitetet futbollistike në Spanjë janë ndërprerë pa afat për shkak të përkeqësimit të situatës në vend teksa numri i të vdekurve prej koronavirusit ka shkuar në 3647 viktima.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"