Koronavirusi i “izolon” në qytet, lojtarët e Bylisit zgjedhin ta kalojnë kohën duke bërë… shëtitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 14, 2020 | 18:56

Bylis FB Kategoria Superiore Kryesore, Superiore Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR

Koronavirusi i “izolon” në qytet, lojtarët e Bylisit zgjedhin ta kalojnë kohën duke bërë… shëtitje

Lojtarët e Bylisit kanë mbetur të izoluar në qytetin e Ballshit, pas masave të ndërmarra nga qeveria për parandalimin e Koronavirusit, ku po zhvillonin stërvitje për ndeshjen kundër Tiranës.

ballsh

Duke qenë se qeveria ka bllokuar qarkullimin si për mjetet private, ashtu dhe për mjetet e transportit publik, atëherë lojtarët do të duhet të qëndrojnë në qytet derisa të zhbllokohen rrugët.

jurgen

Futbollistët tashmë po gjejnë mënyra të ndryshme për të “vrarë” kohën, siç po bën përshembull Ditmar Bicaj dhe Jurgen Goxhaj të cilët kanë zgjedhur të bëjnë ecje në natyrë apo në qytet, gjë të cilën janë kujdesur dhe ta “dokumentojnë” me foto të ndryshme në rrjetët e tyre sociale.

jurgenii

 

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com