Koronavirusi i detyron të mos jenë gati për rifillimin e kampionatit, skuadra e Kategorisë së Parë bën llogaritë pa dy lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2020 | 11:24

Koronavirusi i detyron të mos jenë gati për rifillimin e kampionatit, skuadra e Kategorisë së Parë bën llogaritë pa dy lojtarë

Pandemia e “COVID-19” privoi shumë futbollistë për të shkuar në shtëpitë e tyre, sidomos të huajt. Mbyllja e kufijve i la në “mëshirë të fatit” më fatkeqët, ndërsa ata që e kapën situatën ia dolën të shkonin në vendet e tyre.

Elbasani

Një rast i tillë është ai i dy brazilianëve të Elbasanit, Abner dhe Nildo, të cilët u larguan drejt Brazilit, kur u ndërpre kampionati. Mirëpo me rifillimin e kampionatit do të jetë gati e pamundur që ata të rikthehen në Elbasan, për shkak të mbylljes së kufijve.

Janë dy të huajt e vetëm të Elbasanit dhe klubi duhet t’i bëjë llogaritë pa ta. Nuk mund të konsiderohet një humbje e madhe, sepse këta lojtarë s’kanë pasur ndikim në skuadër.

Abner u federua fazën e dytë dhe luajti 4 takime, duke bërë paraqitje të mira. Ai mund t’i shërbente Elbasanit, ndërsa mesfushori tjetër, Nildo, nuk luajti në asnjë moment.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"