Koronavirusi hyn dhe në Kosovë, trajneri i njohur ngre zërin: Të ndërpritet menjëherë kampionati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2020 | 19:47

Koronavirusi hyn dhe në Kosovë, trajneri i njohur ngre zërin: Të ndërpritet menjëherë kampionati

Trajneri i Ballkanit në kampionatin e Kosovës Ismet Munishi u kërkon autoriteteve shtetërore dhe futbollistike të ndëpresin menjëherë kampionatin për shkak të përhapjes së koronavirusit edhe në Kosovë, ku u konfirmuan 2 rastet e para me këtë virus të rrezikshëm.

ismet munishi

Për “Gazetën Blic”, trajneri i njohur i futbollit në Kosovës theksoi se nuk duhet të vonohet dhënia e këtij vendimi ekstrem duke shtuar se shumë vende gabuan në parashikimet e tyre për koronavirusin.

“Duhet t’i qasemi kësaj situate në mënyrë shumë serioze. Pamë se në çfarë problemesh kaluan vendet që e neglizhuan koronavirusin. Duhet të ndërgjegjësohemi edhe ne këtu dhe të merren të gjitha masat e nevojshme. Sipas mendimit tim, kampionati duhet të pezullohet deri në momentin që situata të stabilizohet. Nuk duhet të krijojmë panik, por duhet të tregojmë disiplinë dhe kujdes maksimal”, përfundoi tekniku i njohur Munishi.

Në Kosovë është vendosur që kampionati kryesor i futbollit në vend të vazhdojë të luhet pa tifozë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"