Koronavirusi gjunjëzon një tjetër kompeticion, anulohet zyrtarisht sezoni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 23:46

Koronavirusi gjunjëzon një tjetër kompeticion, anulohet zyrtarisht sezoni

Basketbolli europian gjunjëzohet para Koronavirusit: Sezoni 2019-2020 i Euroligës dhe Eurokupës, i ndërprerë që prej 12 marsit, tashmë zyrtarisht është anuluar.2020-Euroleague-betting-predictions-final-four-728x364

Në asamblenë e jashtëzakonshme të mbajtur ditën e djeshme, president i Euroligës, Jordi Bardomeu, u propozoi 11 skuadrave të autorizuara (Real Madrid, Barcelona, Baskonia, Panathinaikos, Olimpiakos, Fenerbahçe, Efes, CSKA, Makabi, Armani Milano e Zalgiris Kaunas) mbylljen përfundimtare të kompeticionit.

Kështu, gjithçka mbyllet këtu, pasi plani B i propozuar dukej shumë i ndërlikuar për t’u zbatuar (parashikohej zhvillimi i 54 ndeshjeve dhe faza “play off” me 8 skuadra nga data 4 korrik deri më 26 korrik).

Megjithatë, ky nuk ishte një vendim i papritur, duke parë që të shtunën e kaluar shumë lojtarë ishin shprehur kundër rifillimit të sezonit, gjatë një video-konference me Bartomeun, njeriun që prej 20 vitesh drejton kompeticionin më të lartë të basketbollit europian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"