Koronavirusi frikëson klubin e njohur, gati të marrë vendim drastik për ndeshjen e Ligës së Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 18:05

Koronavirusi frikëson klubin e njohur, gati të marrë vendim drastik për ndeshjen e Ligës së Kampioneve

Valencia rrezikon të penalizohet nga UEFA pasi drejtuesit e klubit spanjoll i kanë shprehur qeverisë europiane të futbollit se nuk janë në gjendje të pranojnë tifozë të Atalantës për ndeshjen e dytë të raundit të 1/16-ave të Ligës së Kampioneve në stadiumin “Mestaja”.

Atalanta-1200

Pasi u futën në karantinë 4 tifozë të Valencias pas kthimit nga Italia javën e kaluar, klubi spanjoll po mendon të marrë masa drastike për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit duke u ndaluar hyrjen në stadiumin “Mestaja” tifozëve të Atalantës.

UEFA ende nuk e ka dhënë qëndrimin e saj zyrtar, por ky qëndrim i klubit të njohur europian nuk është pritur mirë në ambjentet e UEFA-s.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"