Koronavirusi bën “kërdinën” në futbollin Europian, klubi francez konfirmon 18 të infektuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2020 | 16:42

Koronavirusi bën “kërdinën” në futbollin Europian, klubi francez konfirmon 18 të infektuar

Situatë kaotike në futbollin Europian. Lens është klubi i radhës i goditur nga Koronavirusi. Plot 18 të infektuar në skuadrën që militon në Ligën 1 franceze. Fillimisht ishin 13 të infektuar, prej të cilëve u shty ndeshja e fundjavës kundër Nantes.

Lens

Teksa testet e fundit që Lens është konfirmuar se numri i të prekurve me COVID-19 është edhe më i madh. Plot 18 pjesëtarë kanë rezultuar pozitivë, 11 lojtarë dhe 7 pjesëtare të stafit. Një goditje e rëndë kjo po verdhekuqtë, teksa është venë në rrezik ndeshje kundër Marsejës që do të zhvillohet ditën e premte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"