Korona Kielce përmbys Tiranën, bardhebluve nuk i mjafton goli i Torrasës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 14:55

Korona Kielce përmbys Tiranën, bardhebluve nuk i mjafton goli i Torrasës

Tirana ka humbur në miqësoren e fundit në tokën turke, teksa janë mposhtur me rezultatin 2-1 nga polakët e Korona Kielce.82274032_2951198561559984_2847442104680972288_o

Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Egbo, të cilët realizuan që në minutën e 4’ me Agustin Torasën. Pas këtij goli kishte edhe disa raste të tjera nga të dyja ekipet, por që nuk u finalizuan dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Tiranës.

Megjithatë bardheblutë u përmbysën në pjesën e dytë, kur skuadra polake shënoi dy herë. Ishte Pacida që realizoi në minutën e 47’, teksa vetëm 8 minuta më vonë shënoi golin e fitores Lioi.

Tashmë Tirana i mbyll përgatitjet në Turqi, ku regjistroi 2 humbje dhe 1 fitore, dhe tashmë do të rikthehen ne Shqipëri me objektiv titullin kampion.

FT| Korona Kielce-Tirana 2-1

Pavinda 47′, Lioi 55’/ Torasa 4′

FORMACIONI ZYRTAR

Tirana: Lika, Vangjeli, Doka, Muça, Ismajlgeci, Batha, Celhaka, Kale, Torasa, Kobina, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo.

82267183_2480082445581196_6918079285966143488_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"