Koreografi dhe shira, rëndohet fusha në prag të “klasikes”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 16:43

Koreografi dhe shira, rëndohet fusha në prag të “klasikes”

“Selman Stërmasi” do të presë përballjen e 241-të mes Tiranës dhe Vllaznisë. “Klasikja” shqiptare rikthehet në kryeqytet, por pritet që të luhet në një atmosferë realisht të zymtë.

Selman Stermasi dritat

Dhe kjo, jo vetëm prej shirave që kanë pushtuar vendin, por për tifozët. Stadiumi do të jetë zyrtarisht bosh. Shiu nuk po i vjen aspak në ndihmë terrenit.

Janë krijuar pellgje, e megjithatë punonjësit garantojnë se situata do të normalizohet deri sot. Hall më vete kanë qenë edhe provat koreografike në këtë impiant nga ana e FSHF-së për inaugurimin e “Arenës Kombëtare”. Duke qenë  se prej ditësh janë aty, kanë rënduar ndjeshëm edhe terrenin.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"