Kordeiro rikthehet tek Partizani, lamtumirë emocionuese me djalin e tij: Iki për të siguruar të ardhmen tënde

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2020 | 19:09

Kordeiro rikthehet tek Partizani, lamtumirë emocionuese me djalin e tij: Iki për të siguruar të ardhmen tënde

Uilliam Kordeiro ka bërë prapakthehu dhe do rikthehet tek Partizani. Braziliani ishte larguar drejt vendlindjes por Partizani i ka bërë të ditur se do ta padisin në FIFA për shkelje të njëanshme të kontratës.

uilliam kordeiro melo

Duke parë këto kushte Kordeiro është rikthyer tek Partizani. Për brazilianin pjesa më e vështirë ka qenë ndarja me djalin e tij. Uilliam Kordeiro ka bërë një postim në rrjetet sociale për të birin. “Ishin 12 ditë, me ty gjithmonë më të mirat. Dolëm, qeshëm, luajtëm dhe iu gëzuam njëri-tjetrit, duke vrarë mallin e madh.

Tani po kthehem bir, me dhimbjen që po të lë, por duke e ditur se iki për të të siguruar të ardhmen tënde. Babai pak nga pak po kthehet, të dua pafundësisht”, ishte mesazhi emocionues i futbollistit të Partizanit për djalin e tij.

djali i kordeiors

kordeiro djali 2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"