Korçarët në merkato, “flirt” me fantazistin e Laçit Cetkoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2016 | 10:53

Korçarët në merkato, “flirt” me fantazistin e Laçit Cetkoviç

Skënderbeu është i im penjuar maksimal isht për të ruajtur vendin e parë dhe sigurimin e titullit të gjashtë radhazi. Por, pavarësisht se kampionati është në një pikë të nxehtë, as merkatoja nuk po lihet pas dore.Laci-Tirana 2-0. Cetkovic ka shenuarDrejtuesit e bardhekuqve duket se po mendojnë që tani për të forcuar dhe përgatitur ekipin për fazën paraeliminatore të Ligës së Kampioneve.

Normalisht një gjë e tillë duhet bërë me kohë dhe koha e përshtatshme është pikërisht në fund të çdo sezoni. Megjithatë, klubi do që t’i paraprijë gjithçkaje, ndaj është duke vendosur që tani piketat e para për organikën. Veç rinovimeve, afrimet e reja do të jenë në qendër të vëmendjes së presidentit dhe stafit të tij. Duket se aksi Korçë-Laç do të jetë sërish aktiv edhe në merkaton e verës.

Pasi morën Xhejms Adenijin në janar të këtij viti, Skënderbeu dhe presidenti Takaj kanë një dëshirë të madhe dhe të kahershme për të veshur bardhekuq Cetkoviçin. Lojtari i skuadrës kurbinase është një profil futbollisti që u mungon kampionëve në fuqi të vendit. Malazezi është një futbollist i spikatur i kampionatit tonë dhe kur na ndajnë 5 javë nga finishi, korçarët kanë nisur “flirtin”.

Cetkoviç, si një “playmaker” i mirëfilltë do t’u shërbente korçarëve për të bërë lidhjen më të mirë të mesfushës edhe sulmit. Klubi synon që të fuqizojë edhe qendrën e mesfushës dhe jo vetëm krahët, duke u dhënë bardhekuqve rrezikshmëri më të madhe para portave kundërshtare.

Normalisht djaloshi nga Podgorica ka fituar simpatinë e presidentit Takaj dhe zv/ presidentit Arlind Boshku, të cilët e vlerësojnë së tepërmi lojtarin. Duke parë marrëdhëniet e mira mes të dy kampeve, konkretisht midis Takajt dhe Laskajt, ky “operacion” nuk mund të jetë i pamundur.

Por, e vetmja dilemë e presidentit të Skënderbeut është pikërisht mosha e madhe e malazezit të Laçit. Cetkoviç është 30 vjeç dhe rendimenti që mund të ketë lojtari po mban pezull përgjegjësit e merkatos për të nisur një tratativë konkrete me Laçin.

Megjithatë, “dashuria” për futbollistin që po udhëheq Laçin në kampionat nuk mungon. Një gjë të tillë Takaj e ka konfirmuar edhe vetë, duke e cilësuar Cetkoviçin si një alternativë të mirë për ta forcuar dhe më shumë ekipin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"