Korçarët i japin fund krizës, Skënderbeu mund Egnatian në shtëpi (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2021 | 18:44

Korçarët i japin fund krizës, Skënderbeu mund Egnatian në shtëpi (VIDEO)

Skënderbeu merr një fitore me shumë vlerë ndaj Egnatias me rezultatin 2-0. Me këtë triumf korçarët i japin shkelmin krizës në kampionat.

elvi beisha

Ndeshja ishte shumë e luftuar, me Egnatian që iu afrua golit me Imerin që goditi traversën me kokë. Golat erdhën në pjesën e dytë me Mensah që përfitoi nga një top i kthyer në zonë. Elvi Berisha i vuri kapakun sfidës me një supergol në minutat e fundit. Kjo ishte fitorja e parë pas 3 ndeshjeve për vendasit në kampionat.

Me këtë fitore Skënderbeu shkon në vendin e 8 me 11 pikë, po aq sa Egnatia por me golavarazh më të mirë.

SKËNDERBEU-EGNATIA 2-0

47′ Mensah, 87’Berisha

MINUTË PAS MINUTE

90+6′ Mbyllet ndeshja

87’ GOOL, 2-0 për Skënderbeun. Supergol i Elvi Berishës. Sulmuesi realizon me të djathtën. Duartrokitje nga publiku për lojtarin

80’ Largohet Imeri dhe futet Ndriçim Shtubina. Egnatia luan kartat e fundit për fitoren

78′ Rasti i mirë për Skënderbeun. Vitija tenton golin me kokë pas një krosi nga kornja, por gjuajta ishte qendrore

76’ Zëvendësim në radhët e Egnatias. Teqja merr vendin e Krasniqit

72’ Shumë gabime në mesin e fushës. Skënderbeu përpiqet të mbyllë ndeshjen, Egantia nuk po bën përpjeke për të barazuar

60’ Largohet Hamiti. Gjyqtari kryesor nuk ia del të vazhdojë sfidën. Arbitri i katërt Ardian Beqiraj zë vendin e tij

54’ Rikthehet në lojë gjyqtari Hamiti. Kryesori doli nga fusha e lojës për pak çaste për shkak të një problemi muskulor, por ka marrë konfirmimin për të vazhduar lojën dhe nuk është zëvendësuar

49’ Goli u pa nga VAR që e cilësoi të rregullt. 1-0 për Skënderbeun

47’ GOOL Skënderbeu.  Vitija goditi me kokë dhe gjuajta e tij u prit nga portieri Djuriç. Mensah përfitoi nga topi i kthyer dhe shënoi me portë bosh

45’ Mbyllet pjesa e parë

42’ Tjetër rast për Skënderbeun. Mensah shpërdoron një pasim të mirë nga ana e djathtë e Meksit. Ai provoi të shënonte me një kthesë , por topi përfundoi jashtë

35’ Pasiguri në portën e Egnatias. Portieri Djuriç bëri një dalje të gabuar dhe Jorgo Meksi për pak sa nuk shënoi. Megjithatë gardiani e rregulloi gabimin dhe evitoi rrezikun

31’ Goditje nga jashtë zone për Imerin, por futbollisti i Egnatias e çon topin në tribunë. Është e disata tentativë e tij për të shënuar por pa sukses

23’ Egnatia pranë golit, Demir Imeri godet traverësn me kokë. Momenti më i rrezikshëm i sfidës. Lojtari ishte i pambuluar në zonë

21’ Kombinime të mira mes Marës dhe Meksit. Skënderbeu përpiqet të zhbllokojë rezultatin, por Egnatia tregohet e kujdesshme

17’ Sinjali i parë i Egnatias. Imeri tentoi golin nga distanca, por goditja e tij ishte qendrore. Asnjë problem për portierin Rexhepi

12’ Kartoni i parë i verdhë i sfidës. Besart Krivanjeva ndëshkohet pasi tërhoqi nga fanella kundërshtarin

7’ Presing i lartë i vendasve. Skënderbeu ka kontrollin e lojës

1’Fillon ndeshja, aksion në krahun e djathtë të Berishës. Një rast i mirë për korçarët

 

FORMACIONET ZYRTARE

Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Vitija, Sadriu, Bajrami, Meksi, Junior, Vangjeli, Mara, Berisha, Mensah

Trajner: Migen Memelli

Egnatia: Djuric, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Iseni, Guilherme, Çyrbja, Imeri, Valport, Magani

Trajner: Zekirija Ramadani

Gjyqtari: Eldorjan Hamiti

WhatsApp Image 2021-12-08 at 4.28.56 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"