Korçarët favoritë prej aleatëve, Partizani do luajë për gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2016 | 15:04

Korçarët favoritë prej aleatëve, Partizani do luajë për gjithçka

Ylli Shehu, gjate ndeshjes miqesore e futbollit nderjmet Shqiperise dhe Gjermanise, e luajtur ne stadiumin "Elbasan Arena", ne qytetin e Elbasanit.	/r/n/r/nYlli Shehu, during the Soccer friendly match, between Albania and Germany, played in the stadium "Elbasan Arena", at Elbasan City.

Nga YLLI SHEHU

Ishte një javë ku u konfirmua forca e dy ekipeve që po ecin me të njëjtin hap drejt garës për titull.

Prisja që Tirana, duke qenë se pretendon për Ligën e Europës dhe nuk do që t’i shkojë investimi dëm, të merrte një tjetër rezultat.

Pra, besoja se të paktën një barazim do ta merrte ndaj korçarëve. Ndërsa për Kukësin nuk ishte ndonjë dramë e madhe që mund të thyhej nga Partizani, sepse, në krahasim me Tiranën, ka shkuar në finalen e Kupës dhe është në pozita më të mira në kampionat. Mundësitë për në Europë i ka më të shumta dhe një hap fals ishte i pranueshëm, për më tepër ndaj një Partizani të uritur.

Megjithatë, Skënderbeu është një ekip i mirë dhe vështirë të thyhet në këto ndeshje të mbetura. Korçarët do ta vuajnë pak gabimin ndaj Tërbunit, por jo aq sa të tremben shumë. Fitorja ndaj Tiranës ishte shumë domethënëse.

Duket sikur çdo gjë po shkon drejt ndeshjes direkte që do të kenë në Korçë, por unë mendoj se mund të zgjidhet më shpejt çështja e titullit. Derisa të kalojë java e parafundit, gjykoj se do të jenë ndarë gjërat. Ndoshta do të ishte e bukur të kishim një finale, por personalisht nuk besoj të shkojë deri në atë ndeshje fati i kampionatit.

E shikoj Skënderbeun favorit, sepse së pari e pret Partizanin në Korçë dhe nëse do jetë e njëjta diferencë pikësh deri në atë ndeshje, atëherë luan edhe për një barazim. Së dyti, por që është shumë e rëndësishme, korçarët kanë aleatë dhe ndihen më të fuqishëm në këtë garë ndaj Partizanit. U bë disa vite që janë një ekip i përkëdhelur dhe janë mbajtur si me kimet në vitet e para të titujve. Por, me kalimin e viteve, u bënë një skuadër e fortë dhe në këto sezonet e fundit mendoj se e kanë merituar plotë- sisht titullin.

Shanset e Partizanit

Duke parë që Skënderbeu është e vështirë të gabojë deri në jav- ët e mbetura, mendoj se shansi i Partizanit është që ta ruajë këtë diferencë dhe të luajë për gjithçka në Korçë. Nëse do të kemi një finale, atëherë të kuqtë duhet t’i tregojnë Skënderbeut se janë të aftë ta mundin në fushën e tij dhe në këtë mënyrë të meritojnë titullin.

Partizani nuk ka se çfarë humbet në këtë situatë, pasi vendin e dytë e ka të sigurt, vetëm të shikojë përpara. Të kuqtë kanë humbur shumë pikë, duke nisur nga ndeshja direkte, ku shpërdoruan një penallti dhe pësuan gol në fund.

Kjo e penalizoi shumë Partizanin, pasi nëse fitonte me Skënderbeun atë takim, do të bëhej i frikshëm, sepse vërtet po kalonte një moment të shkëlqyer. Pastaj pikët e lëna ndaj kundërshtarëve të dorës së dytë sigurisht që kanë ndikuar. Edhe Skënderbeu ka lënë jo pak pikë, por nuk e ka vuajtur shumë për shkak të Partizanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"