“Korçarët fanatikë të futbollit” rrëfehet talenti Agon Elezi: Fitorja ndaj Partizanit e merituar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 0:07

“Korçarët fanatikë të futbollit” rrëfehet talenti Agon Elezi: Fitorja ndaj Partizanit e merituar

Skënderbeu mposhti Partizanin me rezultatin 3-2. Një fitore që ngrohu më shumë se 4 mijë tifozë, që sfiduan të ftohtin dhe nuk munguan në stadium. Korçarët mbeten ende në vendin e 8-të, por tashme kanë më shumë mundësi që t’i largohen zonës së rrezikut. Ndoshta nuk është viti më i mirë për bardhekuqtë, e megjithatë talentet nuk i mungojnë. I tillë është edhe Agron Elezi, i cili nga ndeshja në ndeshje po konfirmohet si një “yll” në Korçë.

Agon Elezi

Mesfushori në një deklaratë të dhënë për mediat shqiptarë në Maqedoni shfaqet i lumtur për këtë sukses. “Ishte një ndeshje e vështirë, duke marrë parasysh faktin që përballë kishim një ekip të fortë si Partizani dhe kampionët në fuqi. Loja ishte shumë e bukur me një ritëm dhe intensitet shumë të lartë.

Të gjithë lojtarët dhanë gjithçka për të marrë këtë trepikësh të merituar. Mund ta kishim mbyllur më herët ndeshjen, pasi rastet ishin të shumta. Ishte ndeshje me emocione, pasi stadiumi ishte i mbushur me tifozë.

Ditaditës po përshtatem me grupin dhe shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm. Korçarët janë njerëz shumë të kulturuar dhe fanatikë për futbollin. I falënderojë shumë për mbështetjen që na japin. Korça është një qytet i qetë dhe shumë simpatik”, tha mes të tjerash 18-vjeçari nga Shkupi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"