Korçarët duan një stadium të tejmbushur, çmime popullore për biletat e ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 19:02

Korçarët duan një stadium të tejmbushur, çmime popullore për biletat e ndeshjes

Skënderbeu shpreson që mbështetja e zjarrte e “Elbasan Arena” të tejmbushur, të ndihmojë skuadrën korçare të shkruajë historinë për të shkuar për herë të dytë në fazën në grupe të Ligës së Europës. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë vendosur çmime popullore për ndeshjen e kthimit kundër Dinamos së Zagrebit, me shpresën që të ketë një mbështetje sa më të gjerë. Ndonëse kjo është një ndeshje play-off, ndaj një ekipi më me emër, janë vendosur të njëjtat çmime si në turin paraardhës, kundër Mllada Boleslav.

TICKETS-640x336

Njoftimi i klubit

Të enjte, 24 gusht ora 20:00, Ujqërit presin në stadiumin ‘Elbasan Arena’, ekipin e Dinamo Zagreb. Takim i vlefshëm për fazën play-off të UEFA Europa League.

Pas barazimit 1-1 ne Kroaci, Ujqërit do kërkojnë të përsërisin historinë për tu kualifikuar në fazën e grupeve të Europa League. Ju bëjmë thirrje tifozëve për mbështetje maksimale në këtë takim mjaft delikat. Bashkë do ia dalim të kalojmë edhe këtë betejë.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:

Tribuna G dhe C – 200 Lekë

Tribuna D dhe F – 400 Lekë

Tribuna E – 500 Lekë

Tribuna A1, A4 dhe B1, B5 – 1000 Lekë

Tribuna A2, A3 dhe B2, B4 – 1500 Lekë

Tribuna B3 – 2000 Lekë

Tribuna VIP – 4000 Lekë

PIKAT E SHITJES – Biletat mund ti gjeni në pika e shitjes përballë me kinemanë e qytetit në Korçë prej sot pasdite, ora 17:00. Pranë biletarisë në stadiumin ‘Selman Stermasi’ në Tiranë prej ditës së hënë ora 09:00 dhe në pikën e shitjes pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’ prej ditës së martë, ora 09:00.

TRANSFERTA –  Për këtë transfertë klubi ka vendosur sërish transport falas për tifozët që dëshirojnë të ndjekin ekipin në ‘Elbasan Arena’. Për detajet e transfertës do ju njoftojmë në orët në vijim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"