Korabit i mungon lojtari që e kërkojnë në kryeqytet, Mërgjyshi: Pres 2 afrime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2021 | 19:12

Korabit i mungon lojtari që e kërkojnë në kryeqytet, Mërgjyshi: Pres 2 afrime

Korabi po merr formë dita-ditës. Skuadra u bë një javë që stërvitet në Peshkopi, ku po merr ngarkesat maksimale për sezonin 2021-2022. Artan Mërgjyshi mendon se janë në rrugën e duhur, ndonëse mendjen e ka ende te merkatoja. Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport”, trajneri thekson se ka domosdoshmëri edhe për dy afrime cilësore.

Mergjyshi

Kërkimet vazhdojnë, por vetëm kur të gjejnë të duhurit, mund të thuhet që dibranët janë tërësisht të kompletuar. “Jemi në rrugën e duhur. Ekipi po merr formë, por kemi nevojë edhe për dy afrime të tjera. Shpresojmë të gjejmë futbollistët e duhur sa më shpejt. Atëherë do të themi se skuadra u kompletua. Po përgatitemi me dy seanca stërvitore në ditë. Përparësi i kemi dhënë aspektit teknik dhe atij fizik, por edhe lojës me top. Sot (dje) kemi kryer ushtrime në palestër. Deti tani jam i kënaqur me performancën e lojtarëve që kam nën urdhra. Më gëzon fakti që nuk kemi asnjë dëmtim”, përfundoi “timonieri” i dibranëve.

Në këto seanca stërvitore ka rënë në sy mungesa e Bekim Didës, i cili për tri sezone ka luajtur me Korabin. Ai vazhdon të jetë nën kontratë me dibranët, por mësohet se është në “orbitën” e të kuqve të Partizanit.

FATMIR ZHUZHI -PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"