Korabi/ Sfidojnë Tomorin, flet Mërgjyshi: E vështirë, duhet kujdes me hapësirat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2021 | 11:36

Korabi/ Sfidojnë Tomorin, flet Mërgjyshi: E vështirë, duhet kujdes me hapësirat

Dibranët do të luajnë ndeshjen e parë të këtij kampionati në një transfertë të vështirë, ku në Berat do të ndeshen me Tomorin vendës. Por gjithsesi, ata, ekipi i Korabit do të udhëtojnë për një rezultat pozitiv, pavarësisht se do të “përplasen” me një kundërshtar me emër në futbollin shqiptar. Në prag të kësaj sfide trajneri i Korabit, Artan Mërgjyshi, për “Panorama Sport” u shpreh:

Mergjyshi

“Kjo transfertë do të jetë e vështirë për ne. Megjithëse i njohim vlerat e beratasve, shpresoj te një rezultat pozitiv. Kjo do të na ndihmonte shumë si ekip për një ecuri të mbarë, por edhe mua pasi ky është debutimi im me Korabin.

Skuadra do të jetë e plotë për këtë takim, ndërkohë që kemi pasur kohën e duhur për ta përgatitur sfidën. Tani na mbetet vetëm ta nisim me këmbë të mbarë.

U kam kërkuar lojtarëve që ta konsiderojnë veten të barabartë me kundërshtarët dhe të bëjnë kujdes mos të lënë hapësira. Për të tjerat le t’ia lëmë fushës të flasë”.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"