Vëzhgimi i “Panorama Sport” / Korabi, rekordmen në Europë për golat e shënuar. I “dalluar” edhe Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2017 | 23:55

Vëzhgimi i “Panorama Sport” / Korabi, rekordmen në Europë për golat e shënuar. I “dalluar” edhe Laçi

Korabi dhe Laçi janë në listën e 10 klubeve që shënojnë më pak se kushdo në Europë. Në kulmin e sezonit në kampionatet e vendeve anëtare të UEFA-s (55), bie në sy Kategoria Superiore e Shqipërisë dhe Vala-Superliga e Kosovës, që kanë secila nga dy klube që shënojnë më pak në Europë.

Korabvi

Pas një vëzhgimi të “Panorama Sport”, rezulton se rekordin negativ absolut të golave pas 30 ndeshjeve në Europë e mban pa dyshim Korabi i Peshkopisë. Pas rikthimit në elitën e futbollit shqiptar dhe 30 ndeshjeve të luajtura deri më tani, dibranët kanë zbritur matematikisht nga Superiorja.

Vetëm 9 gola të shënuar në 30 takime dhe me një mesatare prej 0,3 gola për ndeshje, e klasifikon Korabin si ekipin më të dobët. Mirëpo, në rrugën e dibranëve janë edhe ekipe të njohura të kampionateve të forta.

Në vend të dytë rekordin negativ e mban RNK Spliti në Kroaci, që ka shënuar 10 gola në 29 ndeshje. Ekipi kroat, ashtu si Korabi, është përfshirë në një krizë financiare dhe i janë larguar shumë lojtarë pas pjesës së parë të sezonit. Një prej tyre ishte edhe Elis Bakaj, i cili zgjodhi të vazhdonte karrierën te Vllaznia, duke paditur RNK Splitin në FIFA.

Bakaj RNK Split

Në listën me 10 skuadra që shënojnë më pak, e treta është Hajvalia, që militon në kampionatin kosovar. Skuadra nga Prishtina ka shënuar 10 gola në 27 ndeshje, me një mesatare 0,37. Në të njëjtën kuotë golash është edhe klubi armen, Ararat.

Ndërsa Azal në Azerbajxhan dhe Jedinstvo në Mal të Zi kanë gjetur 13 herë golin në 27 ndeshje. Me të tilla shifra është edhe Drita e Gjilanit në Superligën kosovare, aty ku aktivizohet aktualisht ish-fantazisti i Partizanit dhe Flamurtarit, Nderim Nexhipi.

Laci tifozet

Në vendin e tetë për më pak gola të shënuar pozicionohet Laçi. Skuadra që deri dy sezone më parë merrte pjesë në Ligën e Europës ka shënuar vetëm 15 gola në 30 ndeshje të Superiores. Një mesatare të ulët kanë edhe dy skuadrat që pozicionohen në vendin e fundit të kampionatit rus si Arsenal Tula dhe Tom’Tomsk. Këto të fundit kanë gjetur golin vetëm 12 herë në 24 javë kampionat.

klubet qe shenojne me pak

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"