Korabi pret OK-in nga Skënderbeu për firmën me Plakun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2016 | 11:36

Korabi pret OK-in nga Skënderbeu për firmën me Plakun

Korabi e ka marrë seriozisht punën për të garuar në Superiore. Pas afrimit të 6 ish-lojtarëve të Laçit, të hënën priten zyrtarizime të tjera, jo vetëm për ata në provë, por edhe për “surpriza” në merkato. Drejtuesit kanë thyer rekordin, duke ndërtuar një skuadër brenda një jave.

korabi stervitje

Kur po mendohej se skuadra dibrane do të kalonte në gjendje “kolapsi”, e kundërta ndodhi. Pasi u siguruan financat, ky klub ka nisur që të funksionojë si një ekip i mirëfilltë profesionist. Nën urdhrat e trajnerit Artan Mërgjyshi është vënë edhe një brazilian. Leandro Silva Lelis, i cili luan në qendër të mbrojtjes. Ai do t’i nënshtrohet një prove dhe, nëse bind, mund të flitet për nënshkrimin e një kontrate. Braziliani ka luajtur me Videoton U-20 në Hungari dhe në Amerikë me Çikago Fajër, ndërsa rishtas ka qenë pjesë e Paulistës në Brazil.

korabi mergjyshi

Megjithatë, nga sa thuhet, firma me të tashmë është vetëm një formalitet, pasi ai menjëherë ka dhënë sinjale pozitive. Prioriteti i merkatos mbetet sulmi. Kjo është thënë tashmë, ndërsa drejtuesit janë përqendruar në gjetjen e të paktën dy “bomberave”. Në planet e Korabit është pikërisht Sebino Plaku, i cili është pjesë e Skënderbeut.

plaku

Burime brenda klubit konfirmojnë se tashmë janë zhvilluar kontaktet e para me sulmuesin e kampionëve në fuqi të vendit. Por para se të realizohet ky “operacion”, i cili do të ishte një goditje për merkaton e dibranëve, fillimisht duhet OK-i i bardhekuqve. Mërgjyshi ka lënë pushim ekipin këtë fundjavë, ndërsa prej të hënës do të rinisë puna me ekipin që do të grumbullohet për fazë në Peshkopi, pasi dihet që klima e freskët që Dibra ofron është e përshtatshme për të zhvilluar përgatitjet.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"