Korabi pa tre lojtarë të rëndësishëm ndaj Apolonisë, Mërgjyshi: Një hap flas na largon nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2021 | 12:05


Korabi pa tre lojtarë të rëndësishëm ndaj Apolonisë, Mërgjyshi: Një hap flas na largon nga…

Korabi udhëton me mungesa në Fier. Dhe nuk bëhet fjalë për lojtarë dosido, por nga ata me peshë. Xhevahir Paplekaj, Ronald Disha dhe Taulant Marku nuk do të jenë pjesë e formacionit. Ata janë të dëmtuar dhe për pasojë, Artan Mërgjyshi është detyruar që të bëjë ndryshime në 11-she.

MERGJYSHI

Dibranët janë në vendin e tretë dhe nuk kanë në plan që të humbasin terren në renditje. Kur dihet që lakmojnë ngjitjen në elitë, janë të detyruar që ta kalojnë edhe këtë pengesë. Trajneri e njeh mirë kundërshtarin, pasi e ka drejtuar dhe kjo e ka ndihmuar jo pak për të ndërtuar strategjinë.

“Kemi mungesa për këtë transfertë. Në fushë nuk do të jenë qendërmbrojtësi Paplekaj, mbrojtësi i majtë Disha si dhe sulmuesi kryesor Taulant Marku. Por, na është rikthyer Dragoj dhe me të do të udhëtojmë për të marrë një rezultat pozitiv. Apolonia është një skuadër e mirë dhe vjen nga Superiorja.

Kanë lojtarë të rinj dhe shumë cilësor, ndaj e kemi vlerësuar në maksimum. Jemi të dëmtuar për të marrë pikë, pasi një hap fals yni na largon nga objektivi që i kemi vënë vetes ne si ekip.

Jemi stërvitur gjatë gjithë javës për këtë sfidë të vështirë dhe me kontigjentin e lojtarëve që kam, pavarësisht mungesave, shpresoj që nuk do të dalim pa pikë nga Fieri. Ndonëse nuk do ta kemi të lehtë, gjithçka do ia lëmë fushës.

Dua të sqaroj se nuk do të luajmë në një fushë normale, por në një fushë me bar sintetik dhe ky do të jetë i vetmi shqetësim për ne”, tha trajneri që e ngjiti Apoloninë në elitë dhe sot drejton Korabin me të njëjtin mision.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL