Korabi nuk ndalet ne merkato, gati akordi me mbrojtësin e Kombëtares Shpresa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2018 | 16:56

Korabi nuk ndalet ne merkato, gati akordi me mbrojtësin e Kombëtares Shpresa

Pas prezantimit të trajneri të ri, Dorjan Bubeqi, si dhe lojtarëve Erand Hoxha dhe Eleret Kalluci, Korabi duket se është futur fuqishëm në këtë merkato janari. Klubi dibran, ditën e sotme ka arritur akordin me mbrojtësin Brajan Tola.

brajantola

Ditën e nesërme, mbrojtësi i qendrës do të firmosë me Korabin, një kontratë që e mban lidhur deri më 2021. Tola ka qenë pjesë e Kukësit B, si dhe gjithashtu grumbullohet nga Kombëtarja Shpresa U-21.

brajan tola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"