Korabi nis përforcimin e sulmit me një ish-lojtar të Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2016 | 15:43

Korabi nis përforcimin e sulmit me një ish-lojtar të Kukësit

Skuadra e Korabit ka afruar një sulmues, duke dhënë sinjalet e para të përforcimit të repartit të avancuar.

13754397_1213997742000954_6179620461371383666_n

Dibranëve u është afruar sulmuesi 21-vjecar Denis Peposhi, i cili në sezonin e kaluar ishte pjesë e Kukësit, por pa arritur që të debutonte në Superiore me këtë skuadër.

Klubi ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale për zyrtarizimin e marrëveshjes me lojtarin, ndërsa pritet që në ditët në vijim të afrojë edhe emra të tjerë në sulm. Ky është reparti me problematik për momentin për ekipin e drejtuar nga Mërgjyshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"