Korabi mund Tërbunin në miqësore, vendos goli i Murrjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2020 | 12:24

Korabi mund Tërbunin në miqësore, vendos goli i Murrjes

Miqësorja mes Tërbunit dhe Korabit ka përfunduar me fitoren minimale të miqve. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Murrja në minutën e 47-të.

korabi

Ndeshja ka nisur në orën 10:00 dhe ka përfunduar me suksesin e dibranëve. Këto të fundit kishin mundësinë të shënonin edhe golin e dytë, por goditja e Çutrës u ndal nga traversa.

Skuadrat shqiptare po zhvillojnë miqësore për të mbajtur lojtarët në formë, pasi futbolli është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"