Korabi me rezervat ndaj Teutës në Kupë, por beson te precedenti… “Tirana”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2021 | 10:59

Korabi me rezervat ndaj Teutës në Kupë, por beson te precedenti… “Tirana”

Korabi luan sot në shtëpi ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës. Është hera e dytë që këto dy ekipe përballen në Kupë.

KORABI

Për herë të parë Korabi dhe Teuta janë përballur në sezonin 1988-1989 ku dibranët nuk ia kanë dalë. Por Korabi shpreson te ndonjë surprizë, pasi në sezonin e kaluar arritën që të eliminonin Tiranën.

Kjo nuk do të jetë e lehtë, pasi durrsakët kanë një ekip pretendent si në kampionat ashtu dhe në Kupë. Ndërsa trajneri Artan Mërgjyshi për “Panorama Sport” para ndeshjes së sotme, u shpreh:

Mergjyshi

” Na pret një ndeshje e vështirë, pasi luajmë ndaj një kundërshtari të fortë si Teuta. Por, ne do të mundohemi të bëjmë lojën tonë dhe të marrim një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, pasi luajmë në fushën tonë.

Kualifikimi është i vështirë, por jo i pamundur.

Ndonëse e kam thënë edhe herë të tjera se prioritet për ne nuk është Kupa. Nesër (sot) do të hedhim në fushë lojtarët që kanë pasur më pak minuta, jo për nënvlerësim, por synimet tona janë në kampionat e jo në Kupë”.

teu

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"