Korabi-Laçi, ndeshja që hap edicionin e Kategorisë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2016 | 21:34

Korabi-Laçi, ndeshja që hap edicionin e Kategorisë Superiore

Kategoria Superiore e këtij sezoni do të hapet në Tiranë, jo me ndeshjen e skuadrës kampione të sezonit të kaluar dhe as me duelin e një prej ekipeve kryeqytetase që nisin sezonin me shumë ambicie. FSHF ka vendosur që ndeshja e hapjes së këtij sezoni të jetë ajo e luajtur mes Korabit dhe Laçit.

shorti superiore

Dy skuadrat do të përballen të mërkurën, më datë 7 shtator, në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 16:00, në një impiant ku dibranët do të jenë pritës gjatë të gjithë këtij edicioni.

Të gjitha ndeshjet e tjera të javës së parë të Superiores, Skënderbeu-Flamurtari, Partizani-Luftëtari, Vllaznia-Kukësi dhe Teuta-Tirana, do të zhvillohen në orën 19:00 të së njëjtës ditë.

Ndërkaq, është vendosur gjithashtu që të gjitha takimet javës së dytë do të zhvillohen të dielën, më datë 11 shtator, por këtë herë ndeshjet janë shpërndarë në orare të ndryshme.

Kjo ngjeshje e pakuptimtë e kalendarit në javët e para u bë për faktin e thjeshtë se FSHF zgjodhi që të fillonte kampionatin e Superiores pas ndeshjeve të kombëtares dhe jo në gusht, siç ndodh në thuajse çdo vend tjetër të Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"