Korabi kërkon të kthehet te fitorja, Kumbarçe: Me forca të plota nuk falim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2022 | 10:58

Korabi kërkon të kthehet te fitorja, Kumbarçe: Me forca të plota nuk falim

Korabi kërkon të rigjejë fitoren. Pas atij barazimi në shtesë me Dinamon, kundër Orikut do të luftojnë për kthesën.

korabi

Këtë e pohon trajneri Shpendi Kumbarçe për “Panorama Sport”: “Luajmë përballë një kundërshtari që duhet vlerësuar në maksimum. Deri tani orikasit janë paraqitur denjësisht në kampionat dhe e dimë shkallën e vështirësisë së përballjes me ta. Ne nuk do të kemi shërbimin e kapitenit S.Mziu, që u ndëshkua në ndeshjen ndaj bluve të kryeqytetit, por me rikthimin e Tabakut, Beshirajt dhe Jotit, mendojmë se do ta realizojmë objektivin. Ekipi (sot) dje, ka udhëtuar drejt Vlorës ku do të kërkojë që të marrë maksimumin e mundshëm”, u shpreh Kumbarçe.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"