Korabi-Burreli, derbi i prefekturës s’ka fitues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 13:55

Korabi-Burreli, derbi i prefekturës s’ka fitues

Në Peshkopi, prej më shumë se dy javësh, Korabi po përgatitet për sezonin e ri. Dje në kuadër të këtyre përgatitjeve Korabi ka zhvilluar miqësoren e dytë kundër Burrelit, takimi i cili u mbyll me rrjeta të paprekura.

korabi

Ndërsa ndeshjen e parë miqësore dibranët e kanë luajtur përballë të rinjve të Strugës dhe fituan në shifrat 3-0. Ndonëse rezultati final i ndeshjes së djeshme nuk prodhoi gola, dibranët e gjetën dy herë rrugën e rrjetës, por u anuluan nga gjyqtarët si të parregullt. Trajneri Kumbarçe ka testuar edhe një herë të tijtë përballë matjanëve dhe thotë se ka mbetur i kënaqur nga të tijtë.

“Ekipi u paraqit mirë. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve si në aspektin teknik ashtu dhe në atë fizik. Megjithatë, kemi ende për të rikuperuar. Ndërkohë, presim tri përforcime cilësore”, u shpreh trajneri i Korabit, Shpendi Kumbarçe, për gazetën pas miqësores me Burrelin. Të dyja ekipet janë në pikun e përgatitjeve të verës, por mbeten të hapur në merkato, pasi nevojat për përforcime janë të dukshme.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"