“Kopjoi” skuadrën e Zidanit, Lopetegui: Mos harroni që Roma vjet eliminoi Barçën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 16:02

“Kopjoi” skuadrën e Zidanit, Lopetegui: Mos harroni që Roma vjet eliminoi Barçën

Vetëm një ndryshim në formacionin bazë të Realit për ndeshjen me Romën në krahasim me finalen e Kievit. Dhe ai zëvendësim ishte i detyruar sepse Kristiano Ronaldo nuk është më pjesë e madrilenëve.

15373927275632

Në vendin e tij titullar ishte Bejl dhe 10 të tjerët ishin të njëjtë. Në këtë mënyrë trajneri Lopetegui “kopjoi” skemën e Zidanit për ta nisur sa më mirë aventurën e tij në Europë. Ai i besoi gjithashtu portierit Navas.

Trajneri Hulen Lopetegui është shumë i lumtur me ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve me Realin mbi të gjitha për rezultatin dhe për lojën që zhvilloi skuadra e tij. Numri një i “galaktikëve” tha se Roma është një skuadër e fortë dhe këtë e tregoi vitin e kaluar duke eliminuar Barcelonën. “Sigurisht që jam i kënaqur me një fitore ndaj një skuadre si Roma. Vitin e kaluar eliminoi Barcelonën dhe shkoi shumë larg.

E dinim që do të na i bënin gjërat të vështira, por ekipi ishte shumë mirë. Bëmë një ndeshje të madhe si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Nuk isha nervoz, thjesht lëvizja më shumë sesa duhet. Por unë e di që nëse nuk përfiton nga rastet në Champions je i humbur”, tha trajneri. Më tej, foli edhe për individët si Mariano dhe Modriç, pa harruar çështjen e portës. “Modriç bëri një ndeshje të madhe dhe i mungoi vetëm goli. Mariano? Erdhi momenti i tij dhe e shfrytëzoi. Jam i lumtur për të. Porta? Ju kam thënë që kam dy portierë super”, përfundoi Lopetegui.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"