Kopjoi metodën e Zidanit, ja pse Solari e bindi Realin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 20:41

Kopjoi metodën e Zidanit, ja pse Solari e bindi Realin

Ë shtë shumë shpejt të nxjerrim përfun dime, por duket se edhe këtë herë Florentino Perez ka goditur në shenjë me zgjedhjen e Santiago Solarit si trajner, pas shkarkimit të Lopeteguit. Gazeta “El Pais” rendit disa nga arsyet pse argjentinasi mund të jetë njeriu i duhur për të udhëhequr madrilenët në këtë sezon të mbetur, por edhe në dy të ardhshmit. Nuk është vetëm çështje rezultatesh (4 fitore nga 4 ndeshje).

solari

Ato janë shumë të rëndësishme që të punosh me qetësi dhe të mos kesh tifozët kundër. Solari është duke ndjekur metodën e Zinedin Zidanit. Francezi, ashtu si Solari, nuk kishte ndonjë eksperiencë të madhe përpara se të merrte stolin e Realit dhe arriti të fitonte 3 Champions radhazi, por edhe shumë trofe të tjerë përfshirë këtu kampionatin spanjoll, Superkupat dhe Botëroret e klubeve. Ai arriti të ndërtonte një skuadër, jo një ekip të mirë. Aty të gjithë jepnin kontributin për të marrë më të mirën.

S’ËSHTË TEORIK– Santiago Solari nuk i lodh lojtarët me shumë teori dhe me leksione përpara ndeshjeve. Ai është praktik dhe motivon skuadrën. Madje, nuk është as maniak i detajeve si Lopetegui, i cili ndërpriste stërvitjen për të korrigjuar gabimet e futbollistëve të Realit. Solari nuk e bën këtë, ai i lë lojtarët të gabojnë dhe në fund bën kritika të përgjithshme. Ndoshta është një model i rrezikshëm për t’u ndjekur, por deri tani ka rezultuar efikas dhe fitues.

Në katër ndeshje që ka drejtuar Realin ka marrë 4 fitore, me 15 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar. Solarin e ka ndihmuar shumë fakti që ka qenë pjesë e familjes madrilene dhe ka drejtuar ekipet e moshave. I njëjti rrugëtim që pati bërë edhe Zinedin Zidan. Solari kërkon të krijojë një frymë grupi pozitive, t’i bëjë lojtarët të ndihen të rëndësishëm dhe pjesë e projektit të tij. Këto janë objektiva fillestare, pastaj do të fillojë që të integrojë idetë e tij mbi futbollin dhe mënyrën sesi duhet të luajë Reali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"