Kontributi me Milanin/ Rafael Leao, në Europë vlen sa Nejmari dhe Lionel Mesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 10:54


Kontributi me Milanin/ Rafael Leao, në Europë vlen sa Nejmari dhe Lionel Mesi

Rafael Leao është një nga katër lojtarët e vetëm me të paktën katër gola të shënuar dhe katër asiste në pesë ligat kryesore europiane në zhvillim.

LEAO

Këtë statistikë portugezi i Milanit e ndan së bashku me Lionel Mesin, Nejmarin e PSG-së dhe Dango Uataran e Lorios në kampionatin francez.

Impakti i tij në këtë fillim sezoni ka qenë vrastar e nuk është rastësi që kampionët e Italisë kanë humbur vetëm në një ndeshje, ndaj Napolit, ku ai nuk ishte i pranishëm për arsye skualifikimi.

Në kontratë deri në vitin 2024, gjatë këtij muaji duhet të nisin bisedimet për rinovimin e tij deri në 2027-ën me një përmirësim të rrogës nga 1.5 milionë eurot aktuale në 6.5 milionë.

PANORAMASPORT.AL